Kualifikim historik i Shkëndijës, skuadra drejt grupeve në UEFA LEAGUE

555

Shkëndija bën mrekullinë, ndërsa Qatip Osmani është gjak tetovari që di të menaxhojë skuadrën e tij të zemrës.E bëri këtë si lojtarë dhe tani si trener transmeton Faktiditor.ch.Por edhe Ekolog , investimet e mëdha, e bënë këtë sukses të jashtëzakonshëm.Trakai përfundoi mirë nga cfarë mund t’i kishte ndodhur në Strumicë.Tre gola për t’a janë pak sepse ata mund të ktheheshin shumë më keq në vendin e tyre.I nxehti ishte armiku më i madh i futbollit, por po aq nxehtë ishte edhe në tribina ku të zakonshmit , tifozët më të mirë që ka Maqedonia dhe jo vetëm, nuk ndalen dot ndërsa në kor për po aq sa zgjat një ndeshje ata dijnë t’i japin forcë skuadrës së tyre të zemrës-Shkëndijës.Kjo e fundit e ka edhe një pengesë për të arritur aty ku asnjë skuadër shqiptare por edhe maqedone nuk ka qenë në ato piedestale të mëdha të futbollit deri tani pra në grupet e Ligës UEFA aty ku do jenë Arsenali, Milani, dhe shumë skuadra tjera elitare.Ferhan Hasani ishte briliant së bashku me tëzakonshmin Ibrahimi që vulosën kualifikimin e skuadrës tetovare, kuptohet edhe me forcën tjetër të Shkëndijës, lojtarët tjerë ./Faktiditor.ch/.

Comments