‘Kudo ku kërcënohemi, aty do jemi’, Macron: Më shumë pajisje ushtarake në Groenlandë në ditët në vijim!
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot, duke folur para Forcave të Armatosura në bazën franceze në Istres, në jug, se Franca do të dërgojë “burime shtesë tokësore, ajrore dhe detare” në Groenlandë “në ditët në vijim”, ku një grup i parë prej 15 ushtarësh mbërriti këtë mëngjes për të marrë pjesë në Operacionin Arctic Endurance.
Macron shtoi se “Franca dhe evropianët, duhet të vazhdojnë të jenë të pranishëm kudo që kërcënohen interesat e tyre”.
‘Pa përshkallëzim, por pa kompromentuar respektin për sovranitetin territorial”.
Në Groenlandë, presidenti francez vazhdoi, “Franca ka vendosur t’i bashkohet stërvitjes që u planifikua dhe u nis në mënyrë të pavarur nga Danimarka, si pjesë e misionit Arctic Endurance.” “Një ekip i parë ushtarësh francezë është tashmë në vend dhe do të përforcohet në ditët në vijim me asete tokësore, ajrore dhe detare.”
“Në Groenlandë, një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës,” vazhdoi Macron, “evropianët kanë një përgjegjësi të veçantë. Sepse ai territor i përket Bashkimit Evropian dhe është një nga aleatët tanë të NATO-s.”
Për kreun e shtetit francez, ky është “roli që Franca duhet të luajë: të jetë në dispozicion të vlerësimit të kërcënimit. Të dijë si të përshtatet. Dhe të qëndrojë përkrah një shteti sovran për të mbrojtur territorin e tij.”/ ANSA.

