Kufizime në komunikacion në Shkup këtë fundjavë

88
fresco

Në qytetin e Shkupit, Policia e Maqedonisë së Veriut do të organizojë regjim të veçantë të komunikacionit të shtunën dhe të dielën, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të festës fetare Përkujtimi i të ndjerëve, Njësiti për Sigurinë në Komunikacion Rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për një regjim të posaçëm komunikacioni për zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të komunikacionit”, sqaroi Policia.

Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë urdhrat e policisë në hapësirat rreth varrezave të Butelit, Kamnikit, Draçevës dhe Gjorçe Petrovit.

“Me fjalë të tjera, duke filluar nga ora 06:00, komunikacioni në drejtim të varrezave të qytetit – Butel do të zhvillohet në një drejtim (rrethrrotullim), përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen përgjatë rr. “Butelska”, majtas përgjatë rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas përgjatë rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje të varrezave të Butelit, ndërsa për dalje nga varrezat, djathtas përgjatë rr. “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rr. “Butelska”, pastaj majtas përgjatë rr. “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfula””, sqaroi policia.

Comments