Kufomat në morgun e Butelit, nuk jepen vërtetimet (VIDEO)
Gati 40 orë pas përmbytjeve, familjet e 15 viktimave ende nuk munden ti marrin trupat e familjarëve të tyre. Njerëzit që kanë humbur fëmijë, gruan, vëllezërit, motrat presin në dëshpërim nga një shkak i vetëm banal, pasi autoritetet nuk u japin letër mjekësore mbi shkaqet e vdekjes. Brenga e dyfishtë që i gjeti këta njerëz, sipas deklaratave të tyre, ka të bëj me lëshimet që në fillim të hetimit, identifikimit dhe përcaktimit të shkakut të vdekjes nga ana e institucioneve kompetente. Deri në këtë moment askush nuk ka ardhur ti vizitojë para morgut të Butelit, ku presin leje dhe pse siç thonë ata vetë Prokuroria dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë gjithë kohës ia hedhin topin njëra tjetrës- se cila duhet t’u jap një vërtetim mjekësor.
Alsat-M
https://www.youtube.com/watch?v=J4I0Khj4wvE