Kujdes! Në plazhin e Semanit ka “peshk harabel” që ju paralizon


Sezoni i verës përveç temperaturave të larta, në zonën e Semanit në Fier është shoqëruar edhe me raste të shpeshta të pickimit nga insektet, zvarraniket, por se fundmi edhe peshqit.
Vetëm gjatë kësaj fundjave në bregdetin e Semanit janë shënuar tre raste të kafshimit nga “peshku harabel”, kontakti me të cilin shkakton dhimbje të forta, që sjell deri ne 24 ore dhe paralize të pjesshme të trupit. Sipas mjekut toksikolog në spitalin rajonal të Fierit Lulzim Banushaj, kujdesi duhet të jetë maksimal.
Banushaj: Raste të pickimit nga peshqit helmues ku bën pjesë edhe një lloj peshku që njerëzit e quajnë peshk harabel, shoqërohet me një dhimbje të fortë dhe të menjëhershme. Tek fëmijët e vegjël dhe tek ata që vuajnë nga hipertensioni, paraqesin rreziqe, pasi krahas dhimbjes së fortë lokale sjell edhe rritje të tensionit.
Mjeku toksikolog shpjegon se, gjate kësaj periudhe nuk kane munguar edhe rastet e pickimit nga merimanga e zezë, akrepat etj.
Banushaj: Nuk ka më tepër se 4-5 ditë një pickim nga merimanga u shtrua në reanimacion për shkak të gjendjes së rëndë të intoksikimit. Merimangat dhe akrepat janë bërë rrezik veçanërisht për zonat rurale.
Bluzat e bardha u bëjnë thirrje fermerëve, pro edhe pushuesve sezonale në bregdet, që për çdo rast të konstatuar të paraqiten për kontroll mjekësor, pasi pasojat mund te jene edhe fatale./Ora News/