Kujtime për prof. dr. Vullnet Palloshin

1,294
fresco

 

(Vitin e ri akademik do ta fillojmë pa një pikë të sistemit kordinativ të  Fakultetit të Shkencave të Zbatuara në UT)

 

Nostalgjia, fjalë greke me kuptimin e sinonimet: mall, pikëllim, keqardhje, melankoli. Malli për kohërat e kaluara, të punësuarit, studentët edhe ne kolegët në FSHZ të UT-së, tash na ka përfshirë nostalgjia e madhe me mungesën e profesorit tonë të ndjerë Vullnet Palloshi, profesori i madh, siç i thoshim ne në fakultet.

Çdo vit i ri akademi i ka disa parapërgatitje, këtë vitin nuk mund t’i shtjellojmë në sistemin kordinativ, nuk mund të formojmë trupa, e të mos flasim për hapësirën. Ndjenja e kujtimit qenka e rëndë pasi kujton vendin dhe momentet, kohët, fjalët, punët, ditët dhe ligjëratat e profesorit. Ai ishte thesar me plotë energji pozitive. Në qoftë se kafja e mëngjesit fillonte me profesorin edhe dita fillonte me plotë energji dhe hare. Ka ditë që e kemi filluar punën në fakultet, por kafeja me profesorin na mungon. Ndjenja e kujtimit qenka e rendë.

“Kur ndjeni nostalgji, nuk ndjeni mungesë. Ndjeni praninë e personave, vendeve, emocioneve që rikthehen të ju vizitojnë”

Erri De Luca

 

Kujtimi është më shumë se një kategori njohëse. Kujtesa, projeksioni në njërën nga tre dimensionet e kohës, është kryesisht një kategori thelbësore e vetënjohjes. Duke i kujtuar vlerat e tjetrit, i përditësojmë ato dhe lëvizim. Kujtojmë  se pse ekzistojmë.

Ne e kujtojmë prof. dr. Vullnet Palloshin, personalitetin, inxhinierin dhe pedagogun, i cili la gjurmë të veçanta në fushën e infrastrukturës rrugore, në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e veprimtarisë profesionale, duke lënë vepra të mëdha, studime dhe projekte me rendësi kombëtare dhe rajonale pas tij.

Puna e tij është komplekse në mediume dhe fushëveprimtari të ndryshme, të cilat janë në bashkëpunim të vazhdueshëm, si energji, rimbushje dhe sinergji. Nga ky ndërveprim vjen paradigmatika dhe vitaliteti, thellësia, vlerat dhe sinergjiteti i punëve të tij.

Ne e kujtojmë Vullnet Palloshin përmes tri pikave të sistemit kordinativ, për aspektet specifike të tij, të cilat dalin nga njëra tjetra, të cilat janë të pandashme dhe infinite – pa fund.

Së pari, Vullnet Palloshi si një person, njeri, prind, familjar e gjysh, pastaj si krijues, inxhinier, e sidomos si profesor e mësimdhënës.

Si person, pika e parë e sistemit kordinativ, ai e zbukuronte dimensionin e mirësisë dhe mirëqenies

Mirësinë, të cilën e shprehte si burrëri me fjalë plot e trup modest dhe akoma më shumë si kolektivitet. Ai i bashkoi të gjithë me mirëkuptimin dhe sinergjitetin e tij. Kjo solli harmoni dhe besim. Kishte një kuptim të plotë për njohjen e vlerave mes të tjerave dhe virtytin për t’i inkurajuar ata. Ai gëzohej për cilësinë, veprat e suksesin e të tjerëve.

midle

Si inxhinier, pra pika e dytë në sistemin kordinativ, Vullnet Palloshi si inxhinier

Specifike në vete për shumë dimensione, afinitet dhe aftësi për të shprehur ndjenjat dhe vizionet në mediumet dhe standardet e ndryshme. Qasja e tij holistike ndaj pandashmërisë në perceptimin e hapësirës, respektivisht vizionit të tij se si korridoret lidhin shtetet dhe rajonet.

Ishte kuptimplotë dhe ideator i korridorit 8 dhe 10 dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore; kishte koncept si t’i lidhte territoret tona, si lidhja me rrugë e infrastrukturë të lidhë edhe si bashkim kombëtar.

Shërbimi i shumëfishtë i hapësirave të tij është baza e thellësisë dhe qëndrueshmërisë së tyre fenomenale. Poetika refleksive përmes planeve të ndryshme paralele krijon një ndjenjë pranie, një ndjenjë të humanizmit të realizuar.

Ishte mirësia e tij personale, aftësia e grumbullimit, lidhjes dhe unifikimit për ta bërë atë një vepër inxhinerike të vërtetë. Sepse projektimi dhe realizimi vërtetë është një akt i kompozimit, bashkimit, krijimit të një shteti në të cilin e tërë është më shumë se një grup elementesh.

Dhe së treti, veprimi i pafund i tij, si pedagog dhe mësimdhënës

Ai dha një shembull, së pari me sjelljen e tij, më pas me vlerat që ai i praktikonte vetë. Pastaj, pedagogjia e hulumtimit të vazhdueshëm, brenda mësimit në Fakultetin e Shkencave Aplikative, programet studimore të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Universitetin e Tetovës.

Vullnet Palloshi u lind në Tetovë në vitin 1950. Shkollën fillore e kreu në Bogovinë, kurse të mesmen në gjimnazin e Tetovës.

Prof. dr. Vullnet Palloshi diplomoi në vitin 1980 në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, drejtimi: komunikacion dhe rrugë ku merr titullin: Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë. Në fakultetin e njëjtë specializon në vitin 1987, nga lëmi i rrugëve, me temë: “Aplikimi i shtresave sipërfaqësore nga asfalti për përforcim të konstruksioneve ekzistuese në rrugë” dhe mer titullin: Specialist i shkencave teknike. Në fakultetin e njejtë, në vitin 2002 magjistron në temën: “Objektet përcjellëse funksionale me theks të veçantë objekteve për pagesa me sistem të eksploatimit komercial”, dhe mer titullin: Magjistër i shkencave teknike.

Në vitin 2005 në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me sukses e mbron disertacionin e doktoraturës, me titull: “Metodologjitë për definim të indikatorëve për nevojat e rehabilitimit të rrugëve në sistemin për kontroll dhe menaxhim me ato”, dhe merr titullin: Doktor i shkencave teknike.

Në periudhën prej 1980-1991 punoi si drejtor teknik në ndërmarrjen ,,Put” të Prishtinës. Në periudhën prej 1992-1998 punoi në Komunën e Tetovës si anëtar i Këshillit Komunal në fushën e urbanizmit dhe këshilltar i Kryetarit të Komunës për çështje urbanistike. Në periudhën prej 1998-2002 punoi si drejtor i Fondit për rrugë magjistrale dhe regjionale të Republikës së Maqedonisë. Në periudhën prej 2003-2006 punoi si drejtor në firmën private për ndërtimtari në Tetovë dhe njëkohësisht punoi si konsulent i pavaruar në ZIM Shkup SHA–Shkup. Në periudhën 2006 deri në fund të jetës së tij punoi mësimdhënës, profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në Universitetin e Tetovës.

Prof. dr. Vullnet Palloshi, mësimdhënës, ligjërues me titull akademik profesor ordinar  në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, programi studimor Arkitekturë dhe Ndërtimtari, ishte i  angazhuar në vazhdimësi në njërën anë në mësimdhënie, punë praktike dhe në edukim të studentëve, e në anën tjetër edhe në aktivitete shkencore – hulumtuese.

Prof. dr. Vullnet Palloshi ishte anëtar, bashkëpunëtor, koordinator, konsulent, këshilltar etj., në shumë asociacione, shoqata, ndërmarrje dhe institucione të tjera. Vullnet Palloshi ishte edhe autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter kombëtar dhe më gjerë.

Vullnet Palloshi është përpilues i dispensave – skriptave të disa prej lëndëve mësimore që ai i ka ligjëruar, si: “Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve”, 2016, Tetovë dhe “Zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve”, 2016, Tetovë, si dhe është redaktor profesional i librit: “Konstruksionet arkitektonike 1“ (2017), i autorit Enis Jakupi. Gjatë karrierës së tij arriti të botojë një autobiografi me titull “Opinions”, 2016, si dhe librin “Monografia e Xheladin Palloshit”, 2018.

 

Me plot mall dhe falënderim nga Prof. dr. Enis Jakupi

 

 

 

 

 

 

Comments
Close