Kukan: Çështja e Trepçës të zgjidhet me dialog

623
fresco

midle

eduard kukan

E ardhmja Trepçës është çështje e rëndësishme, e cila duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, mendon Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë.

Duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” për bisedën që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviçin, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviç ia ka sqaruar qëndrimin e vet, por ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar.

“Për këtë arsye tani nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka deklaruar Kukan.

Comments