Kukës: Sekuestrohen 25 kg kanabis sativa

443
fresco
midle

Policia e Kukësit ka sekuestruar 25 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona

Sipas burimeve zyrtare në saje të operacionit të koduar “Eklipsi”, janë ndaluar dy mjete ku kishte informacione se transportohej drogë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me targa AA 368 HD, me drejtues mjeti Jetmir Dega, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Të arrestuar janë Jetmir Dega, 29 vjeç, Agron Çakrri, 37 vjeç, Sajmir Muça, 38 vjeç, Erlind Pali, 33 vjeç. Dy persona të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë pas vendimit të gjykatës.

Comments