Kulla ‘Eiffel’ fik dritat, solidarizim me popullin e Alepos

170
fresco
midle
Eiffel

Eiffel
Kulla Eiffel në Paris sonte ka fikur dritat në shenjë solidariteti me popullin e Aleppos pas bombardimeve që ndodhën në qendrën e populluar.

Zyra e kryetarit të Bashkisë së Parisit i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë me urgjencë për të ndihmuar popullin e Aleppos në Siri.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme një autokolonë mjekësore humanitare do të niset nga Franca drejt Aleppos.

BBC raporton se është arritur një tjetër marrëveshje armëpushimi në Aleppo për evakuimin e popullsisë civile.

Marrëveshja e evakuimit ishte parashikuar të ndodhte gjatë paradites së sotme, por armëpushimi i arritur dështoi dhe dhjetra civilë u vranë. Kështu që, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë një zhvendosje të popullsisë.

Comments