“Kumanova”/ GRUBI: Zyrtarët e BDI-së të gatshëm të dëshmojnë



Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, thotë se ai dhe zyrtarët tjerë të lartë të BDI-së të propozuar si dëshmitar në rastin e Kumanovës janë të gatshëm të dëshmojnë, siç thotë ai, për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Sipas tij, dëshminë e plotë, Ahmeti e ka dhënë edhe publikisht, disa ditë pas ngjarjes, njofton Alsat-M.
“Unë që dje shpreha gatishmërinë që t’i përgjigjem pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në këtë gjykim dhe për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës.
Unë besoj që edhe kolegët tjera do të jenë në gjendje që të ndihmojnë për mbylljen e këtij rasti dhe zbardhjen e së vërtetës për arsye se të gjithë ne bashkërisht jemi të interesuar që ky rast të mbyllet dhe të del e vërteta në shesh.
Sa i takon kryetarit Ahmeti, ju e dini se pikërisht për televizionin tuaj ai dha të gjithë dëshminë e tij në lidhje me përfshirjen e tij në këtë rast dhe kontributin që ai e ka dhënë për të ndërprerë atë që ndodhi”, u shpreh Artan Grubi, BDI.