Kumanovë: Aksident trafiku, tre persona janë të lënduar
Me 08.12.2018 rreth orës 05.45 është lajmëruar se në rrugën regjionale Kumanovë-Shkup, në fshatin Lubodrag ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Shevrolet spark” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga B.J.(46) nga Kumanova dhe veturës së tipit “Fiat Bravo” me targa nga Kumanova, e drejtuar A.N.(27) nga Kumanova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturën “Shevrolet spark” D.N.(49) nga Kumanova, ndërsa dy shoferët janë lënduar lehtë të konstatuar nga mjeku i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.
Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e SPB Kumanovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.