Kumanovë, lagjja “Cërnotravska” me infrastrukturë të keqe rrugore (VIDEO)

268
fresco

midle
1

Punimet që kanë filluar para një muaji në lagja “Crnotravska” në Kumanovë për shtrimin e saj me pllaka bekatoni janë ndërprerë pa përfunduar projekti. Banorët të cilët kishin shpresuar se pas më shumë se 5 dekada të baltë, përfundimisht do të zgjidhet problem I tyre, thonë se ndërprerja e punimeve edhe më tepër ka ndikuar në përkeqësimin e infrastrukturës rrugore.

“Jetoj prej vitit 1954 këtu, nëpër baltë, nëpër baltë ja deri tash”.
“Kur filluan punimet këtu, na than se Brenda dy muajve do të rregullohen të trija lagjet, para Ramazanit i kan fillu punimet deri në Bajram na e lan përgjysmë tash uji po grumbullohet, makinat spo kan kah me kalu, aty një pusetë për ujin atmosferik është dashur me pastru, nuk e kan pastër, i thirrim në telefon nuk na përgjigjen se ku është problemi nuk e di, a jan ndal parët unë nuk e di, po ai që e ka marr tenderin duhet me i dal zot kësaj pune me rregullu me kohë”.

“A pe ndrecni?, than po e ndrecim, bile si mos t’a ndrecni mos ma prishni rrugën për me hy në shtëpi. Kur fillun me ndrec than mas Bajramit meniher fillojm me punu, e i pieta për cilin Bajram e keni fjalën, e prishën rrugën e lan kështu si tani, por e prunën do zallë e kam marr e mbusha ktu vendin se as n’oborr nuk kam mund me hy, ja ky nipi e ka thy krahun shkaku i punimeve”.

Për ndërprerjen e punimeve, kreu i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski fajin ia hedh firmës ndërtimore e cila ka fituar tenderin për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë lagje.

“Problemi qëndron në dinamikën e punimeve të ekzekutuesit të punimeve, sepse kjo është procedure tenderi që ka përfunduar më 01.04.2016, tenderin e ka fituar kompania “Ibro Komerc”. Punimet kanë filluar para një muaji e gjysmë apo dy, meqë kompania ka fituar 4, 5 tenderë, dinamika e saj është e kufizuar për shkak se nuk ka fond të mjaftueshëm të njerëzve për të punuar paralelisht në 4 proekte. Përmes kontakteve kemi kërkuar të përshpejtohen punimet dhe shpresojmë që deri në fund të verës të përfundojë kjo rrugë”.

Banorët bëjnë thirrje që rruga të përfundojnë sa më parë pasi sipas tyre reshjet e vjeshtës mund ta bllokojnë lëvizjen në këtë lagje./alsat-m

Comments