Rrugët në qendër të qytetit të Kumanovës që janë të dëmtuara në masë të konsiderueshme kanë pësuar edhe më tepër si pasojë edhe e të reshurave të bores. Gropat, uji që grumbullohet në to dhe balta, vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve të cilët ankohen se komuna nuk po bënë sa duhet për rregullimin e rrugëve. Ditët e fundit vërehen disa ekipe që mundohen të sanojnë vetëm rrugët në qendër të qytetit por jo edhe ato anësore.
Kreu i Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se po mundohet që më fonde rezervë komuna po mundohet të sanojë dëmet dhe të rregullojë rrugët pasi sipas tij aktualisht është bllokuar program zhvillimor komunal. .
“Kemi disa rezerva nga viti i kaluar dhe me këto fonde po mundohemi të rregullojmë një pjesë të rrugëve të qytetit me gropa. Megjithatë për shkak të situatës aktuale në Maqedoni pothuajse 5 muaj nuk mundemi as të hapim tender, kemi probleme serioze rreth implementimit të programit zhvillimorë komunal”, deklaroi Zoran Damjanovski, Kryetar i komunës së Kumanovës, njofton Alsat-M.
Probleme me infrastrukturën në Kumanovë kanë shumë lagje që ndodhen vetëm pak metra nga qendra e qytetit. Shumë prej lagjeve shqiptare me vet kontribut kanë ndërtuar rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, ndërsa në vend të asfaltimit ato shtrohen me pllaka bekatoni për shkak të kostos më të ulët.