Kumanovë, UNDP ndihmon projektet infrastrukturore

Falë grandit prej 2.2 milionë denarësh nga UNDP, është realizuar projekti për ndërtimin e murit mbrojtës në gjatësi prej 120 metrash si dhe toaletet në oborrin e shkollës fillore në fshatin Sopot të Kumanovës. Por, paralajmërohet finalizimi i punimeve edhe me rregullimin e rrethojës, që është në shërbim të sigurimit të 88 nxënësve të kësaj shkolle.
“Vetëqeverisja lokale e detektoi këtë problem, për çka përgatiti dokumentacionin e projektit dhe sot me kërkesë të qytetarëve rregulluam murin mbrojtës si dhe toaletet e shkollës. Kurse projektin e vazhdojmë me ndërrimin e dritareve”,– tha kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski.
“U falënderojmë në emër të Qeverisë së RM-së për angazhimin e zonjës Vinton dhe për murin mbrojtës, por edhe për rrethojën e shkollës, duke iu vënë në ndihmë qytetarëve të Sopotit, punë të cilët janë në proces e sipër dhe të cilët duhet të kryhen”,– theksoi zëvendëskryeministri i SÇE-së, Arbër Ademi.
“Është kënaqësi të shihen rezultatet e punës tonë, përfundimi i murit mbrojtës dhe punimet e tjera këtu në Sopot, si dhe përfundimi i rrugës në Tabanoc në gjatësi prej 1.4 kilometra”,- theksoi Luiza Vinton nga UNDP.
“Ne si qytetarë financiarisht jemi pak si dobët dhe nuk kemi mundur vetë, por faleminderit prej të gjithëve, prej shoqërisë që janë angazhuar dhe kemi ardhur deri këtu. Ishalla tutje i dalim në krye kësaj pune”,– u shpreh përfaqësuesi i BL të fshatit Sopot.
Ndryshe, paraprakisht në fshatin tjetër kufitar në Tabanoc u përurua rruga e asfaltuar në gjatësi prej 1.4 kilometrash në vlerë prej 8.5 milionë denarësh, donacion nga Qeveria e Japonisë.