Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është kundër zhvillimit të finales së Kupës së Mbretit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Në një deklaratë për mediat, numri një i Realit theksoi se punimet janë arsyeja kryesore dhe e vetme që finalja mos zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton SYRI.net.
“Në Santiago Bernabeu nuk mund të luhet finalja e Kupës së Mretit mes FC Barcelona dhe Alaves, sepse ka punime. Përveç kësaj nuk ka asnjë çështje tjetër”, ka deklaruar Perez.
Finalja mes Barcelonës dhe Alaves luhet më 27 maj dhe me shumë mundësi “San Mamis” i Athletic Bilbaos pritet të jetë stadiumi ku do luhet kjo finale.
Kohët e fundit është ndërhyrë në “Santiago Bernabeu” i cili pritet të pësojë disa ndryshme./