Kur, ku dhe kush e vrau një konsull rus në Kosovë


Të rralla janë incidentet sikur ai së hënës në Ankara, e edhe më të rralla janë ato ku përfshihen diplomatët rusë, raporton KTV.
Në fakt, duhet kthyer në vitin e largët 1927, kur ishte vrarë Pyotor Voykov, i dërguari sovjetik në Varshavë të Polonisë.
Por, një diplomat rus ishte vrarë edhe në Kosovë. Ishte ky konsulli rus, Gregori Stepanoviq Scerbin, që sipas historianëve ishte vrarë nga Halit Ibrahimi, i lindur në Zhegër të Gjilanit.
Ngjarja që sipas historianit Jusuf Osmani kishte bërë bujë gjithandej, kishte ndodhur në vitin 1903 në Mitrovicë, ku shteti rus kishte hapur konsullatën e saj e që nuk ishte mirëpritur nga shqiptarët.
Kundërshtimet për këtë kishin nisur të rriten dhe konsulli Scerbin, kishte e marrë komandimin e trupave turke, për t’u kundërvënë shqiptarëve.
Shtatorja e Scerbinit ishte vendosur në Mitrovicën e Veriut ndërsa nga serbët konsiderohet si një hero.
Vrasja e ambasadorit Andrey Karlov që ndodhi të hënën në Ankara, nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet Turqi – Rusi, ose të paktën nuk do të nisë një luftë ndërmjet këtyre dy vendeve, siç priste shumëkush pas incidentit të rëndë.
Megjithatë, vrasja mund të pasojë me zhvillime të reja në relacionet e këtyre dy shteteve me Sirinë.
Shteti i Turqisë, është rreshtuar kundër regjimit të Bashar Al Assadit, përderisa Rusia është vënë në mbështetje të tij.
E, prestigjiozja New York Times, për rastin e vrasjes së ambasadorit Karlov, shkruan se vetëm do të përforcojë marrëdhëniet e këtyre dy shteteve.
Kur, ku dhe kush e vrau një konsull rus në Kosovë by kohanet