ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, lidhur me kundërshtimet e opozitës kosovare që të mos mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë, ka thënë se kjo është shkelje e të drejtave të popullit serb në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Politikanë udhëheqës shqiptarë në Kosovë dhe në rajon në tavolinë kanë vënë platformën ekspansioniste, shoviniste dhe shqiptaromadhe. Njëra nga karakteristikat e saj është edhe përpjekja që popullit tonë në Kosovë t’ua ngushtojnë ose t’ua ndalojnë të drejtat elementare politike, ekonomike e të tjera”, citojnë mediat serbe të ketë thënë Gjuriq.
“Serbia do të këmbëngulë në luftën për mbrojtjen e interesave të qytetarëve e bashkëkombëtarëve tanë në krahinën tonë jugore”, ka thënë ai.