Kur Shqipëria e vogël prodhonte traktorin e saj të parë “Made in Albania”

208

Sot vendi ynë, i cili edhe barin e thatë për bagëtitë e importon nga jashtë, dikur kishte avionë, nëndetëse, anije, tanke, flotë tregtare detare dhe hekurudha.

Por jo vetëm kaq…

Kishte edhe mjaft fabrika e kombinate që sado jashtë kohe prodhonin dhe fabrikonin produkte “Made in Albania”.

I tillë ka qenë edhe ky traktor, të cilin “Mapo.al” e sjell në këtë fotogaleri retrospektivë dhe në një video-dokumentar të Kinostudios “Shqipëria e re”, që i takon asaj kohe i për industrinë modeste shqiptare, por që guxoi dikur…

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania”, e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.

Më pas erdhi dhe legjendari traktori shqiptar, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe.

Në ceremoninë e dikurshme të përurimit, ka qenë vet kryeministri komunist i asaj kohe, Mehmet Shehu, i cili ka provuar i pari traktorin “Made in Albania”.

Galeria e mëposhtme e fotove që “Mapo.al” ka bërë duke kërkuar në site të ndryshme për të mbledhur foto-dëshmi të prodhimit të parë motorik shqiptar, e dëshmon qartë se si ka qenë dikur dhe se është katandisur sot Traktori Shqiptar./Përgatiti E.K./Mapo.al/

Comments