Kurban Bajrami, në Durrës legalizohen 35 xhami

252
fresco
midle
Kurban Bajrami, në Durrës legalizohen 35 xhami

Qeveria shqiptare ka vendosur tu bëjë një dhuratë të veçantë besimtarëve myslymanë, veçmas atyre në qarkun e Durrësit me rastin e ditës së Kurban Bajramit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni i ka dorëzuar Komunitetit Mysliman në qarkun e Durrësit lejet legalizimit për 35 xhami. Dhënia e këtyre lejeve shënon dhe përfundimin e procesit të legalizimit të objekteve të kultit të këtij komuniteti në Durrës.
Myftiu i Durrësit Redi Quku e vlerësoi maksimalisht këtë dhuratë që iu bë komunitetit mysliman në një ditë feste si ajo e Kurban Bajramit, si dhe bashkëpunimin me ALUIZNI-n dhe bashkinë e qytetit.
Ministrja Gjermeni nga ana e saj ka gjetur rastin të nëvizojë vendosmërinë e qeverisë për të ecur nmë shpejt në procesin e legalizimeve. “Sot ndamë 35 leje legalizimi për objektet e kultit të komunitetit mysliman në Durrës. Një prej këtyre, leja e parë që i dhamë Myftiut ishte objekti i 20 mij-të i legalizuar në këto 3 vite në këtë qark” tha ajo. Sipas ministres puna po ecëm mirë edhe për legalizimin e objekteve të kultit edhe të komuniteteve të tjera fetare. “Ne jemi angazhuar që në krye të herës, që me mbarimin e mandatit të parë qeverisës (2013 – 2017) do legalizojmë kryesisht zonat informale. Dhe jam plotësisht e bindur që do ta arrijmë këtë objektit”, tha Ministrja Gjermeni.

Comments