Kurti-Borrellit: Zero incidente për targa, nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

220

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur se dje në mbrëmje përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.
Kurti, njoftoi se e ka informuar Borrell që nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga Policia e Kosovës për drejtuesit e makinave me targa ilegale, nuk kishte asnjë incident ose ankesë, shkruan lajmi.net.

Kryeministri në postim është shprehur se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.

“Vonë në mbrëmje në Kosovë për mua, natën vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, ka shkruar Kurti./Lajmi.net/

Comments