Kurti e Osmani takojë ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

178
fresco

James Heappey, Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar pritet të vizitojë Kosovën.
Ai gjatë ditës do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi me Kurtin pritet të fillojë nga ora 14:15 ndërsa me Osmanin takimi pritet të fillojë një orë më herët në ora 13:30.

midle

Ndryshe, një ditë më parë , kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë takuar me dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Kosova këtë vit të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Lajmi.net/

Comments