Kurti ekspozon emblemat serbo-ruse të sekuestruara në veri

90

Kryeministri Albin Kurti në rrjetin social “Facebook” ka ekspozuar emblemat ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë, që u sekuestruan pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kurti ka thënë se ky zbulim dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar Kurti.

Kanali i ujit të Ibër Lepencit u sulmua me eksploziv më 29 nëntor duke u dëmtuar infrastruktura kritike e Kosovës.

Comments