Kurti i ikë përgjigjes për takimin e nesërm në Bruksel për çështjen e targave

279

Të enjten në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar lidhur me çështjen e targave.

Për takimin e nesërm është pyetur Kurti, por që i njëjti nuk ka dashur të flas rreth kësaj.

Ai tha se “Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.

Ndryshe, vendimi për targat i qeverisë së Kosovës kishte shkaktuar tensione në veri të Kosovës.

Serbët lokalë të veriut kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. /Lajmi.net/

Comments