Kurti: Lulzim Hetemi çdo ditë po merr dhjetë kërkesa për tu larguar nga zyra, e falënderoj për qëndresën shembullore

226

Kryeministri i Kosovës këtë të diele ka shprehur falënderime për kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Kurti ka thënë se Hetemi çdo ditë po merr dhjetë kërkesa për tu larguar nga zyra.

​ ‘’Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998)’’, ka thënë Kurti

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj, ka shtuar më tutje Kurti./Lajmi.net/

Comments