Kurti: Po të kishte test PISA për arsimtarët, kushedi se në cilin vend do të mbesnim

1,327

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti në fjalimin e tij përmendi rezultatet e testit të kaluar të PISA-s në të cilat Kosova u rendit shumë poshtë, shkruan lajmi.net.

Madje, ai u shpreh se nëse do të kishte një test të tillë edhe për arsimtarët, rezultati do të ishte shumë më i dobët.

“Rezultatet e PISA-s tregoi që Kosova me 146 pikë nën mesataren ngelet në fund të ranglistës. Meqë 40 pikë janë sa një vit shkollimi, i bije që maturanti ynë është semi-maturantë. S’kemi një test të PISA-s për arsimtarët, sepse kushedi se si do të rangohemi aty. Shkollimi në Kosovë kurrë s’ka qenë më i dobët”, tha ai.

Lideri i VV-së po ashtu kritikoi sistemin arsimor për koston e lartë të shkollimit të nxënësve.

Sipas tij, ky system është i rregulluar në atë formë që i përshtatet vetëm mësimdhënësve, ngase një shumë e madhe shpenzohet për paga.

Comments