Kurti shkon në Trepçë pas incidentit: Udhëheqja e ka mbështetjen e plotë të qeverisë

110

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot minierën e Trepçës pas incidentit të fundit që ka ndodhur sonte atje ku një grup punëtorësh kanë sulmuar fizikisht Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmanin.

Kurti tha se çmimi i metalit, plumbit e zinkut është ngritur dhe ky është lajm i mirë për Trepçën, shkruan lajmi.net.

“Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqjen e Trepçës, me kryesuesin e Bordit dhe u.d e Kryeshefit. Unë isha bashkë në takim me ministren e Ekonmisë, Artane Rizvanolli me zëvendësministrin e Ekonomisë, z. Mentor Arifaj dhe me shefin e Njësisë për monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imerin dhe me dy deputetë të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Mitrovica, Armend Muja dhe Arjeta Fejza. Diskutuam për situatën në Trepçë dhe jam i inkurajuar që në muajin shtator ka pasur prodhim shumë të madh në Trepçë, kemi nxjerrje të më shumë se 16 mijë ton xehe, dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës, pra mbi 20 mijë ton për muajin shtator. Është lajm i mirë për Trepçës që çmimet e metalit në Bursë janë rritur, çmimiet e plumbit dhe zinkut janë ngritur, janë të larta si rrallëherë më herët. Pra diku mbi 3500 dollarë për ton zinku dhe rreth 2500 dollarë për ton plumbi.”

Moebel THEMA

Ai më tutje ka folur edhe për incidentin që ka ndodhur atje duke thënë se e dënon sulmin që ka ndodhur dhe se udhëheqja e Trepçës e ka mbështetjen e plotë të institucioneve.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka thënë se deklaratat e dhëna në polici nga personat që kanë qenë cak i sulmit nuk do të tërhiqen dhe kështu ka ritheksuar se do t’i mbështesë krerët e ri të Trepçës.

“Unë u njoftova hollësisht prej kryesuesit dhe u.d Kryeshefit mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit në Trepçë, na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar i dhunshëm mbi udhëheqjen, me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të drejtuar kundër Trepçës. Si kryeministër i Kosovës, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët si individë ose grupe a synojnë a dëshirojnë të jenë më të fuqishëm si shteti ata bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutshmërinë. Ne jemi republikë, demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së Kryeshefit është Enis Abdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotin Bahri që është kryesues i Bordit këtu. Në të njëjtën kohë Këshilli Grevist ka bërë kërkesë që ata që e kanë pësuar dhunën prej dhjetra njerëzve që nuk dihet bash krejt kush janë, që këta që i kanë paraqitur deklaratat në polici, t’i tërheqin ato, merreni me mend, nuk i’u ka mjaftuar që e kanë bërë dhunën, por kanë kërkuar të tërhiqet dhuna, kjo është e pashembullt dhe nuk do të ndodhë, pra ata që i kanë dhënë deklaratat për dhunën ndaj tyre, nuk do ta bëjnë tërheqjen e deklaratave. Edhe bordi aktual edhe u.d i kryeshefit e kanë mbështetjen e plotë edhe të ministres Rizvanolli dhe timen si kryeministër, të qeverisë së Kosovës, edhe punëtorët e kanë mbështetjen tonë të plotë. Ne i ftojmë të mos bien pre e një Këshilli Grevist që të tërhiqen deklaratat e dhëna në polici dhe të mos harrojnë që ai që ishte u.d i kryeshefit ka qenë shef i sigurimit, nuk ka qenë minator.”, tha ai. /Lajmi.net/

Comments