Kurti sulmon rëndë mediat në konferencën për shpërthimin në Zubin Potok
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar konferencën për media për shpërthimin në Zubin Potok për të sulmuar mediat kritike ndaj tij.
Ai këtë e ka bërë kur është cenuar siguria e qytetarëve në veri të Kosovës pas shpërthimit të kanalit të ujit në Zubin Potok dhe teksa ka paralajmëruar për mungesë të energjisë elektrike dhe ujit.
Ai ka shfrytëzuar konferencën për media, duke fyer rëndë disa media, të cilat nuk i ka përmendur me emër dhe në formë diktati u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë të përcjellin këto media.
“Situata si kjo shpesh janë cak i fushatave dhe dezinformatave dhe keqinformimit të qëllimshëm, andaj ju ftoj që të jeni të vëmendshëm ndaj lajmeve që lexoni dhe shikoni dhe ti përcillni njoftimet e institucioneve përmes kanaleve zyrtare”, ka thënë Kurti.
“Në fund, ju bëj thirrje qytetarëve që të refuzojnë të informohen që ata i dinë shumë mirë e që fatkeqësisht ndonjëra më shumë, ndonjëra më pak, janë bërë pjesë e një lufte hibride kundër republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar mbarë”, ka sulmuar mediat ai.
“Është e domosdoshme që të refuzojnë qytetarët e vendit tonë të mendojnë si disa opinionistë dhe disa opozitarë që i gëzohen, dikush direkt e dikush indirekt, asaj çfarë ndodhi sonte.