Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti përgëzoi të gjithë qytetarët e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri, pas votimit të tre ligjeve për ushtrinë.
“Ju përgëzoj të gjithë juve. Kjo është fitore jo vetëm e shtetit por e secilit qytetar, secilit politikan. Secilit punëtorë, burrë e grua të Kosovës”.
“Kemi pas shumë sakrifica. Më meritorët janë ata që s’janë më me neve. Martirët dhe dëshmorët e kombit. Prandaj edhe dita e sotme filloj me nderimin për të gjitha ata që u vetëmohuan, kontribuan dhe u sakrifikuan jo vetëm për lirinë por është për mbrojtjen e shtetit”.
Kurti gjithashtu tha se ky avancim do të duhej të përcjellët edhe me përkushtim buxhetor.
Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, Albin Kurti tha se kjo është mënyrë e sjelljes e këtij vendi përderisa Kosova nuk duhet t’ia kthej me gjuhë të urrejtjes por “të jemi me integritet dhe ta konfirmojmë pavarësinë e shtetit tone”.