Kurtit nuk i besohet që do të votohet Qeveria Hoti, pas mbledhjes thotë: Vazhdojmë …
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar ka bërë të ditura vendimet që janë ndërmarrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë në fund të këtij reagimi, Kurti ka thënë se do të vazhdojë edhe më tej, edhe përkundër faktit që tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për organizimin e seancës ku pritet të votohet Qeveria e Avdullah Hotit të LDK’së, raporton Express.
LDK do të provojë që qeverinë e re ta krijoj pas një koalicioni me AAK-në dhe NISMA’n, derisa ende nuk dihet nëse i ka 61 vota për krijimin e institucioneve të reja.
Haxhi Shala i NISMA-s ende nuk dihet nëse do të votojë, derisa ka pikëpyetje edhe brenda LDK’së.
Njofitmi i plotë i Kurtit:
Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:
U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.
U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.
U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:
– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,
– znj. Nora Ibishaga, drejtore,
– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe
– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.
Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.
U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.
Vazhdojmë…