Kusari-Lila: VV ka bërë thirrje selektive për protestë

276
fresco

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh ndërsa përveç LDK-së, ata nuk kanë ftuar ndonjë parti tjetër që t’i bashkëngjiten protestës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar thirrjen selektive nga ana e VV-së për protestë.

Deri më sot, Kusari-Lila thotë se Alternativës nuk i është bërë ndonjë ftesë për pjesëmarrje.

midle

Kusari -Lila tha për Gazetën Observer se ideja nuk është që veç të jenë pjesë e kësaj proteste, por sipas saj duhet që opozita bashkërisht të ulet dhe të bisedojnë rreth koordinimit dhe organizimit të saj.

“Kjo duhet me qenë përpjekje e përbashkët e gjithë e opozites dhe jo selektive. Duhet jetë një organizim i mirëfillitë, rreth organizimit të protestës. Nuk është ideja veç e bashkangjitjes në protestë, por është ideja e kordinimit, lëvizjeve, natyrisht kauzës dhe përcjelljes së mesazhit por edhe mobilizimit të masës. Deri në këtë moment nuk kemi marrë ftesë nga ana e VV-së. Prap jemi të gatshëm me të gjitha partitë opozitare edhe me deputetët tjerë të opzitës që të kur dëshirojmë t’i bashkohemi kauzës të ulemi gjithë bashkë dhe të shohim hapat e më tutjeshëm.”, tha Kusari-Lila./Gazeta Observer

Comments