

Sipas tifozëve në mbarë botën, Juventusi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Juventusi dhe Real Madridi do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një tjetër trofe, kur të takohen në “Millennium Stadium” nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është më shumë se një finale për dyja skuadrat, që kërkojnë të shkruajnë historinë.
Pasi fituan Scudetton dhe Kupën e Italisë, Juventusi do të kërkojë të fitojë edhe Ligën e Kampionëve, për të kompletuar tripletën e famshme për herë të parë në histori të klubit.
Në anën tjetër, kampioni aktual i kësaj gare, Real Madridi, pasi fitoi titullin në Spanjë, do të tentojë ta fitojë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, për t’u bërë skuadra e parë në histori që fiton dy herë me radhë.
Në një sondazh në llogarinë zyrtare në “Twitter” të UEFA Champions League, tifozët nga e mbarë bota kanë votuar se cila skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Deri më tani kanë votuar 25,609 tifozë, ku 54 % e tyre mendojnë se do të fitojë Juve, derisa 46 % Real Madridi.