Kush është Agim Nuhiu, shqiptari i parë që do të udhëheq MPB-në?

212
fresco

Kush është Agim Nuhiu, shqiptari i parë që do të udhëheq MPB-në?

Ata që njohin së afërmi doktorin e shkencave juridike, numrin një të MPB-së, Agim Nuhiun thonë se posti historik për shqiptarët është në duar të një intelektuali dhe një kuadri më premtues që ka pasur BDI.

I lindur në Sllatinë të Tetovës më 1977, baba i dy fëmijëve, doktor i shkencave Juridike, Nuhiu posedon gjithë kapacitetin intelektual për të njohur kyçet politike që shfaqen si sfida të kohës të ndjellë nga kriza politike në vend.

Një personalitet i ri përballë brishtësisë politike ka reflektuar shumë parimor edhe si zëvendësministër në MPB duke, duke lënë mënjanë neglizhencën e pllakosur ndër vite në këtë dikaster përballë nevojave dhe barabarësisë së shqiptarëve.

“Agim Nuhiu është një kuadër që vjen USHT-ja i dëshmuar si profesor i mbathur me dije profesionale” kështu e karakterizon publicisti Bardhyl Zaimi ministrin e parë shqiptarë në MPB.

Sipas tij , “Agim Nuhiu, dallohet për urtësinë profesionale dhe veprimin racional. Reflekton pozitivitet dhe aftësi organizuese, ka aftësi bashkuese dhe qasje inkluzive ndaj problemeve. Është këmbëngulës dhe i përkushtuar ndaj punës që bën.

Ismet Krosi thotë se ministri aktual i Prof. Dr Agim Nuhiu me pozitën që kishte si zv/ministër tregoi aftësi të jashtëzakonshme që është mburrja dhe krenaria jonë. Me marrjen e postit ministër i MPB-së, i rrëzoi ët gjitha paragjykimet se me këtë dikaster nuk mund të udhëheqë një shqiptarë. Sipas krosit kjo vjen edhe falë angazhimit të BDI-së që me fillimin e krizës që u kurorëzua me Marrëveshjen e Përzhinos.

midle

Lista e angazhimeve profesionale dhe shkencore të ministrit aktual të MPB, Agim Nuhiu është e gjatë që tregon se MPB do të ketë kuadrin e duhur  për ekuilibrimin e nevojshëm të këtij dikasteri dhe amortizimin e qasjeve operative diskriminuese që shpesh herë kanë ndodhur në këtë dikaster dhe për të cilët kuadrot e mëparshëm nuk kanë pasur as dëshirën dhe as sensin e nevojshëm politik  për të qenë përballë frekuencave dhe labirinteve juridike që kanë mbuluar prapavijat e shumë proceseve të disfavorshme për shqiptarët.

Ja përvoja profesionale e ministrit të parë shqiptarë në MPB, Agim Nuhiu:

Prodekan në I fakultetit Juridik në USHT – 2015

Shef I katedrës “ E drejta qytetare” – Fakulteti Juridik – USHT – 2015

Koordinator I revistës shkencore ndërkombëtare  për çështje juridike “Justicia”

Docent I Fakultetit Juridik në USHT për lëndët “ E drejta qytetare”

Kryeredaktor I revistës ndërkombëtare shkencore “Ulpianus” , Shoqata e juristëve shqiptarë në Maqedoni.

Kryetar I forumit hulumtues shkencor I Shoqatës së juristëve shqiptar në Maqedoni.

Anëtarë i komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe shumë angazhime tjera profesionale dhe shkencore.

Comments