Kush është deputeti shqiptar që po i ‘thyen rregullat’ e Ramës për ‘shtet-rrethimin’

456

Për tre ditë Shqipëria do të jetë në “shtetrrethim” me shpresën që impakti i Covid-19 në vendin tonë të mos jetë aq i madh sa në Itali apo vende të tjera.

Qarkullimi i makinave është ndaluar në shumë qytete, veç rasteve të autorizuara si autoambulancat, automjetet që furnizojnë marketet me mallra apo edhe makinat e akredituara të gazetarëve.

Ndër të tjera qytetarëve u është kërkuar gjithashtu që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të shmangin vendet e populluara. Gjithsesi gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar qytetarë që i kanë thyer rregullat dhe për këtë janë vënë gjoba në qytete të ndryshme të vendit.

Mes të pabindurve është edhe deputeti i PS, Eduart Shalsi i cili është fotografuar në një rrugë të kryeqytetit. Si duket deputeti nuk e ka parë të arsyeshme të qëndrojë në shtëpi, por të paktën ka dalë në këmbë dhe jo me automjet./abcnews

Comments