Kush është personi që u ekzekutua në Shkodër. Ja pista e hetimit (FOTO)

511
fresco
midle

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të enjte. Burimet bëjnë me dije se një 47 vjeçar, banues në Torovicë është vrarë me një plumb në kokë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Policia ka zbuluar edhe emrin e viktimës. Ai është Genc Mhillaj. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit teksa nuk dihet ende shkaku i vrasjes.

“Panorama” mësoi se në sallën operative të policisë në Shkodër kishte mbërritur një telefonatë që ka lajmëruar për një vrasje të ndodhur me armë.

SHKAKU

Burimet e “Panorama” saktësojnë se hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje janë përqendruar në një konflikt me disa djem që viktima ka pasur tre ditë më parë, për motive të paqarta. Njërin prej tyre ai e ka sharë dhe aty është mbyllur me aq. Por mesa duket, i ofenduari ka marrë hak sot, thanë burimet e policisë. Megjithatë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISE:

Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Genc Mhillaj, 47 vjeç, banues në Torovicë.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

viktima

Comments