Kush është pronari i kompanisë, në emër të së cilës kryhej transporti i 613 kg kokainë (VIDEO)

600
fresco

Pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ shpk, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim lidhur me sasinë prej 613 kilogramë kokainë të kapur në Portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Çekaj i lindur në Tropojë, është pronari i kompanisë ku u kap kontenieri me sasinë rekord të lëndës narkotike. Ai është administratori i vetëm i ‘Arbri Garden’, e regjistruar në datën 3 maj të vitit 2012.


Në objektin e aktivitetit të kompanisë numërohen disa veprimtari siç janë import-eksporti i frutave ekzotike, investime në fushën e medias, tregtim i një game të gjere artikujsh ushqimorë dhe industrialë, agjenci turistike e imobiliare, tregti automjetesh e pjesësh këmbimi, agjenci transporti, administrim hotelesh, motelesh e baresh, veprimtari në fushën e ndërtimit etj.

Në vitin 2012, pak muaj pas hapjes së aktivitetit, Çekaj ka bërë kërkesë për pezullimin e aktivitetit por një vit më vonë e ka rihapur atë. Në auditimin e fundit të datës 12 maj 2017, rezulton se kompania Arbri Garden, i ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.



https://hashtag.al/wp-content/uploads/2018/02/28585089_151070528900381_5724701865195601920_n.mp4?_=1

Comments