Kush humbi e kush fitoi në krahasim me zgjedhjet e kaluara në Drenas

180
fresco

midle

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë ndryshuar numrat në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.

PDK-ja dhe Ramiz Lladrovci nuk kanë arritur ta ruajnë traditën e fitores pa balotazh. PDK ka rënë me 17.87%. Nexhat Demaku i PDK-së, që tashmë është i dënuar si pjesë e grupit “Drenica”, pati fituar 63,44%, ose në numra 14,637 vota. E kandidati i tanishëm i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka rënë bindshëm në numra. Ai ka fituar 45.57%, ose në numra 9.163 vota, transmeton Koha.net.

Nisma për Kosovën ka marrë numër më të vogël votash se në vitin 2013, por u fut në balotazh ngaqë PDK mori më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Nisma për Kosovën në zgjedhjet e sotme, me kandidat Isa Xhemajlaj, ka dalë e dyta duke u futur në balotazh me 26.32% ose me numra 5.293 vota. Në vitin 2013 Nisma ishte pas “Iniciativës Qytetare për Drenasin” dhe kishte 24,33% ose 5,614 vota. Këtë vit Nisma ka pasur edhe mbështetjen e AAK-së, e cila zgjedhjet e kaluara bashkë me LDD-në mori 926 vota ose 4,01%.

I treti sot është renditur kandidati i pavarur, Xhavit Drenori me 2.519 vota, ose 12.06%. Ai është konsideruar edhe befasia e këtyre zgjedhjeve.

LDK-ja ka shënuar rënie në vota me 117 sosh, por është rritur në krahasim me vitin 2013 me 0.16% në përqindje. Në vitin 2013 ata kishin konkurruar me Izet Abdylin dhe kishin marrë 1.165 vota ose 5.05%. Kurse sot Bedri Nika mori 1.048 vota, ose në përqindje 5.21%.

AKR në këto zgjedhje mori 1.527 vota ose 7.59%, e tre vite më parë nuk kishte garuar fare. E kandidati i Fjalës, që po ashtu mori pjesë për herë të parë mori 526 vota dhe 2.62%.

Comments