Kush ishte Steve Jobs?

3,249

Image result for steve jobs

Steve Jobs ishte një biznesman amerikan, dizenjues dhe shpikës. Ai njihet njëkohësisht si ish-drejtuesi i kompanisë Apple Inc. Gjatë 56 viteve të jetës së tij, Jobs i ka impresionuar njerëzit me aftësinë për ta kthyer kompaninë e tij një nga më fitimprurëset të gjithë botën, me produktet gjithnjë e më shumë inovative dhe me karizmën e tij me të cilën bëri për vete shumë adhurues. Ndërsa së bashku me Wozniak ai themeloi Apple Computer, vitin 1985 u largua nga kompania, pasi humbi një betejë me bordin drejtues të saj. Pas largimit nga Apple, Jobs themeloi kompaninë NEXT, e specializuar teknologjitë kompjuterike dhe biznes.

1986, ai bleu sektorin e grafikës së kompanisë Lucasfilm (më vonë mori emrin Pixar) dhe më pas u bë drejtori i përgjithshëm i saj duke qenë njëkohësisht aksioneri më i fuqishëm deri momentin kur kompania u ble nga Walt Disney 2006. Ndërsa ish-kompania e tij hasi shumë probleme për krijimin e një kompjuteri të ri, Apple i kërkoi Jobs ndihmë dhe si pjesë e marrëveshjes së arritur ai u bë këshillues i saj. 1996, ndërkohë që Apple ishte rrezik falimentimi ai mori kontrollin dhe u bë president i përhershëm (interim CEO apo iCEO, siç thoshte ai duke qeshur). Nën drejtimin e tij Apple i shpëtoi falimentimit dhe vitin 1998 u bë fitimprurëse. dekadën e ardhshme Jobs do të hidhte treg disa nga produktet më inovative fushën kompjuterike si iMac, iTunes, iPod, iPhone dhe iPad. Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre produkteve dhe shërbimeve dhe vlera mjaft e lartë e kompanisë treg, ndërsa pak vite më parë rrezikonte falimentimin, konsiderohet nga të gjithë si një nga rokadat më të mëdha historinë e biznesit. Diagnostikimi me kancer pankreas vitin 2003 nuk e largoi Jobs nga kompania e tij. Ndërsa vitin 2009 iu nënshtrua një transplanti mëlçi ai nuk mundi ta fitontebetejën me sëmundjen. 5 tetor të 2011 Jobs u nda nga jeta, por influenca e tij fushën e teknologjisë do të vazhdojë të ndihet gjatë. Pas vdekjes, ai është konsideruar nga shumë njerëz si “legjendar”, “futurist”, “vizionar”, “baba i revolucionit dixhital” apo “pionier i revolucionit kompjuterik”. Mbi të gjitha, Jobs ishte një shpikës dhe inovator i pashterueshëm që me idetë e tij ndryshoi përgjithmonë teknologjinë kompjuterike.

Comments