Kush po përzihet në emërimin e kryeshefit të policisë në Dibër

379
fresco

midle

Komuna e Dibrës akuzoi Ministrinë e Brendshme se nuk e ka respektuar vendimin e Këshillit të kësaj komune që kryeshef i ri i stacionit lokal policor të jetë Argëtim Vojnika.

Kryetari i Këshillit Bashkim Mashkulli thotë se ata kanë vepruar me listë prej tre kandidatëve, që u është dorëzuar që më 25 mars nga ana e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Mashkulli nuk dëshiron të besojë se bëhet fjalë për ndërhyrje politike.

MPB ndërkohë këmbëngul se kryeshefi aktual i Dibrës ende nuk është shkarkuar sipas procedurës ligjore, përkatësisht nuk është nisur procedurë për shkarkim. Por nga Komuna Dibër pohojnë të kundërtën. Mashkulli thotë se kjo nuk ka qenë hera e parë që vendimet e këshillit të komunës të mos zbatohen nga pushteti qendror. Fatin e njëjtë sipas tij, e kanë pasur edhe vendimet për emërimin e rrugëve dhe për emërimin e shkollave e që janë miratuar me parimin e Badenterit.

Comments