”Kush provon ta pamundësojë seancën, përgjegjës për vdekjen e Deharit”

268

ko

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se tërheqja e nënshkrimit nga ana e Bislim Zogajt, për Seancën e Jashtzakonshme, duke iu referuar rastit të vdekjes së Astrit Deharit, është koordinim i bërë nga ana e pushtetarëve.

Sipas tij ”pushteti po shfrytëzon të gjitha resurset e veta, për ta pamundësuar seancën për rastin e vdekjes së Astrit Deharit”, njofton Klan Kosova.

”Tërheqja e nënshrkimit të Bislim Zogajt na ka bindur që është një rast i koordinuar me Kadri Veselin”.

”Zogaj po të ishte korrekt do të na njoftonte për së paku një orë ose dy më herët për të gjetur dikë tjetër për nënshkrim”.

”Por kërkesa e Zogajt ka ardh pak sekonda para se të fillonte mbledhja e Kryesisë dhe në momentin kur fjalimi do fillonte lista erdhi për të na pamundësuar mbajtjen e seancës”.

”Ne u detyruam që të gjejmë tjerë deputetë, por përsëri pushteti ndërhyri. Erdhi tjetri njoftim nga deputeti Danush Ademi ku thotë se ka tërhequr nënshkrimin”.

”Pse pushteti po shfrytëzon të gjitha resurset e veta, për ta pamudnësuar një seancë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në institucione shtetërore”?

Konjufca poashtu tha se ata të cilët po përpiqen që kjo seancë të mos mbahet, janë përgjegjësit kryesor të vdekjes së Deharit, njofton Klan Kosova.

”Ata që po përpiqen që kjo seancë të mos mbahet, janë përgjegjësit kryesorë të vdekjes së Deharit në burg”.

”Ajo prej së cilës po vuan Kosova më së shumti është politizmi i gjithë vendit”.

”Policia e Kosovës, komponenta e hetuesisë në policinë e Kosovës, prokurorët përmes së cilëve ngritën akuza politike, njerëzit si Abdurahim Islami, njerëzit si Fatos Makolli, janë njerëz brenda regjimit, brenda institucioneve që duhej të ishin të pavarura”.

”Qëllimi i tyre është që përmes tyre ta luftojnë opozitën, faktikisht Lëvizjen Vetëvendosje duke e shpallur si Lëvizje terroriste”.

”Astritit i ndodhi ajo që i ndodhi, por shqetësim i ynë është që si ndodhi që ai të ndërroi jetë nën kujdesin e institucioneve shtetërore”.

”Ngritja e saj në Parlament, me qëllim të mirë që më në fund të gjendet zgjidhja që kjo të mos ndodh më. Që Kosova të marr masa të largohet nga ky regjim politizimi në vend, që të mos ndodh më likudizimi i opozitarëve në vend”.

”Kjo është arsyeja e Veselit që e  ka ndërpre seancën”.

”Parlamenti i Kosovës, është vendi më i duhur për të trajtuar çështjen e vdekjes së Deharit”.

”Nëse edhe Presidenti e shkel ligjin, ne kemi të drejt me dal me u konsultuar”.

”Si të mos politizohet rasti, një djalë i ri 26 vjeçar ka humbur jetën në institucion shtetëror”, ka përfunduar Konjufca në një konferencë për media të mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje!, njofton Klan Kosova.

Comments