Kush qëndron pas publikimit selektiv të revizionit ndaj Abdilaqim Ademit, ku janë revizionet për Ministrat e VMRO-së?

470
fresco

Revizioni i fundit për punën e ish Ministrit të Arsimit, Abdulaqim Ademi, ka ngritur dyshimet në opinion se parti të caktuara maqedonase shantazhojnë partinë shqiptare në pushtet, BDI dhe funksionarët e kësaj partie, shkruan Zhurnal.

Revizioni i fundit që u publikua dje në media ku thuhet se mbi 80 mijë euro Ministria e Arsimit dhe shkencës ka harxhuar vetëm nëpër restaurante në kohën kur Ministër i Arsimit ka qenë Ademi. Për dallim se në media publikohen vetëm revizionet ndaj funksionarëve shqiptarë, deri më tani nuk është publikuar asnjëherë ndonjë revizion për punën e ndonjë Ministri të VMRO-DPMNE-së, sidomos të ish Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski i cili u dëgjua qartë në bombat e Zaevit se është i përfshirë në keqpëdorime në lidhje me tenderët të cilët kanë të bëjnë me rregullimin e autostradave të Maqedonisë nga disa firma kineze.

midle

Mirëpo në një nga bombat e Zaevit u dëgjua qartë se si ish kryeministri Gruevski i kërkoi ish ministrit Janakievski që të financon një emision dokumentar me motive patriotike maqedonase ku kjo Ministri duhet të siguron 500 mijë euro.

Përveç Ministrisë së Transportit, edhe shumë ministri dhe institucione tjera shtetërore dolën se ka dyshime për keqpërdorime financiare. Kjo dëshmon qartë se revizioni shtetërorë ka qasje selektive ndaj punës së institucioneve ku ata drejtohen nga funksionarë shqiptarë.

Comments