Kushtetuesja obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 12 ditësh

300
fresco

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Siç bëhet e ditur në njoftim, Kushtetuesja obligon deputetët që të konstituojnë Parlamentin brenda 12 ditësh.

“TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Comments