Kushtetuesja sot duhet të vendosë për krerët e komunave

228
fresco

Sot Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krerëve të Komunave.

Nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja në mbledhjen esotme të refuzojë iniciativat e Ministrisë së drejtësisë dhe pushtetit lokal si dhe të Todor Petrovit nga Kongresi botëror Maqedonas të cilët kërkuan shfuqizimin e dy neneve nga ligji për pushtet lokal të cilat kufizojnë mandatin e kryetarëve të Komunave në katër vjet.

Më parë, Bashkësia e njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) e përkrahi mendimin e dhënë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të Komunave dhe të këshilltarëve deri 15 maj 2017. BNJVL bëri thirrje për sigurimin e kushteve dhe për caktimin e shpejtë të zgjedhjeve lokale sepse në të kundërtën do të vije në gjendje kur Komunat dhe institucionet të cilat janë nën kompetencat e Komunave: shkollat, kopshtet, institucionet kulturore, ndërmarrjet publike, njësitë e zjarrfikësve nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre.

Comments