Kuvend, diskutohet rebalanci i buxhetit për vërshimet

185

Kuvendi sot do të diskutojë, mes tjerash, edhe për rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete shtese për zhdëmtimin e dëmeve nga vërshimet më 6 gusht të këtij viti.

Me rebalancin propozohet sigurimi i 35 milionë eurove shtesë për zhdëmtimin e tërësishëm nga vërshimet.

Të ardhurat në buxhet janë të pandryshuara dhe mbesin në nivel të projeksionit prej 174 mijë e 291 milion denarë.

Shpenzimet rriten prej 195 mijë e 472 milionë denarë në 197 mijë e 410 milion denarë, ndërsa rritet edhe deficiti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të arrijë në 23.119 milion denarë, në vend të 21.181 milion denarë. Ky është rebalanci i dytë i buxhetit këtë vit.

I pari ishte bërë në korrik të këtij viti. Në suaza të kësaj seance deputetët duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë, si dhe për propozim dhe ratifikim të marrëveshjeve të ndryshme të vendit me vendet e tjera.

Në lexim të dytë para deputetëve në rend të ditës janë propozim-ligji plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për standarde studentore dhe propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e Popullit.

Comments