Kuvend, vazhdon debati për pr.ligjin për gjuhët

332

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën….

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën në të cilën debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Ky propozim – ligj ka nxitur polemika të ashpra mes pushtetit dhe opozitës në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane.

Opozita insiston që ky ligj të mos miratohet me shenjën evropiane pasi sipas tyre përmbajtja e këtij propozimi nuk bazohet në asnjë akt të Bashkimin Evropian dhe kërkuan që t’i hiqet simboli dhe ky ligj të mos dikutohet në këtë komision por në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhëni mes bashkësive .

Por, shumica parlamentare thanë se bashkëjetesa dhe raportet e mira ndëretnike janë një nga kushtet për integrim evropian si dhe pjesë e harmonizimit në legjislaturës vendase me atë evropiane andaj edhe ky propozim është me shenjën e BE-së.

Comments