KUVENDI DO TA VAZHDOJË SEANCËN E RADHËS

236

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 124 ku duhet të votohet për Propozimin e ligjit për punësimin e njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike të Republikës së Maqedonisë.

Për këtë vendimin ligjor, Kuvendi do të votojë pasi paraprakisht Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive do të sqarohet nëse duhet të votohet me shumicën e dyfisht me kërkesë të deputetit Talat Xhaferi.

Ai në seancën e djeshme kuvendarë kërkoi për vendimin e propozuar ligjor të votohet sipas Badenterit dhe për këtë propozim të tij të sqarohet Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive. Sipas Xhaferit, idea për punësimin e studentëve më të mirë është e mirë, por kontestuese është kriteri që ka të bëjë me njohjen e rrjedhshme të gjuhës së maqedonishtes me çka vendosen në pozitë jo të barabartë të gjitha kandidatët.

Kuvendi duhet ta shqyrtojë edhe Propotim ligjin për përfitimet tatimore, doganore dhe për përfitimet tjera fiskale lidhur me mbajtjen e UEFA Super Kup 2017 në Republikën e Maqedonisë, Propozim ndryshimet e Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë paraqesë (IPA), ndryshimet e Ligjit për kryerjen e punëve kontabiliste, ndryshimet e Ligjit për kontribute nga sigurimet sociale të obligueshme, si dhe Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për tatim të fitimit dhe ndryshimet e Ligjit për sport, të gjitha me procedurë të shkurtë.

Comments