Kuvendi i Katalonjës shpall pavarësi nga Spanja

287

Parlamenti Katalonjës ka shpallur pavarësinë nga Spanja. Akti i pavarësisë u mbështet nga 70 deputetë me votim të fshehtë, derisa deputetët e opozitës e bojkotuan votimin.

Vendimi u mor derisa Senati spanjoll nisi këtë të premte debatin për masat e marra nga Qeveria për zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës ndaj Katalonjes. Menjëherë pas vendimit, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.

Rajoy paraprakisht ka deklaruar se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”. Ai kërkon shkarkimin e liderit katalans, zëvendësin e tij dhe ministrat rajonalë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë mijëra qytetarë dolën rrugëve për të festuar.

Comments