Kuvendi miratoi ribalancin e Buxhetit
Kuvendi sot pasdite me 67 vota “pro”, shtatë kundër dhe pa asnjë abstenim miratoi ribalancimin e Buxhetit për vitin 2024, shkruan Faktiditor.ch
Siç tha në prezantimin e saj para deputetëve ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, ribalancimi është një përpjekje e Qeverisë së re që deri në fund të vitit të sigurojë likuiditet për shërbimin e rregullt të të gjitha obligimeve, duke siguruar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve dhe realizimi i projekteve që kanë dinamikën e duhur.