Ky do të jetë trajneri i ri i Interit (FOTO)

Interi është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të holandezit, Frank de Boer, i cili nuk realizoi pritshmërit e klubit, transmeton Gazeta Express.
Zi Kaltrit duket se tashme kanë gjetur trajnerin e ri. Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka thënë se Marcelino është në përparësi ndaj Stefano Piolit.
Madje sipas Gianluca Di Marzios, drejtuesit e Interit tashmë kanë filluar bisedimet me Marcelinon dhe se çdo gjë do të mësohet këtë vikend.
51 vjeçari nuk ka udhëhequr skuadra të mëdha gjatë karrierës së tij. Dy klubet më të mëdha që ka udhëhequr janë Sevilla e Vilarreali.