Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.
Kjo deklaratë erdhi vetëm pak orë pasi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg doli hapur kundër Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.
Mirëpo, “aminin” Ushtrisë së Kosovës në SHBA ia kishte dhënë dikush tjetër. Bëhet fjalë për sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.
Kosova e kishte marrë konfirmimin për Ushtri më 29 shtator, kur Mattis në Pentagon priti kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në takimin me krerët më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, kryeministri Haradinaj ritheksoi se Ushtria e Kosovës do të jetë garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë. Kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretarin Mattis për të gjitha të arriturat e vendit, në veçanti për procesin e nisur të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kështu thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës pas takimit të Haradinajt me Mattis.
“Sekretari Mattis ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Në këtë kontekst sekretari Mattis konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë. Në këtë plan Sekretari Mattis konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani”, thuhej në njoftim.
Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor do të votojë për transforimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Për këtë janë pajtuar të gjitha forcat shqiptare që janë pjesë e Kuvendit