Opozita e ka dorëzuar sot në Kuvend mocionin për ta kërkuar rrëzimin e Qeverisë. Janë 42 deputetë të cilët e kanë dhënë nënshkrimin e tyre pro thirrjes së seancës, ku do të kërkohet vota e tyre për ta shkarkuar Qeverinë “Mustafa”.
Gazeta Express ka siguruar dokumentin përmes së cilit opozita ka dhënë arsyetimet e tyre se përse Qeveria duhet të bjerë.
Sipas tyre, ka qe një vit e gjysmë prej se vendi ka hyrë në krizë politike andaj kërkojnë që kjo Qeveri të largohet.
Në arsyetimin e tyre opozita thotë se kabineti qeveritar ka krijuar mosbesimt të thellë publik.



